Basha: Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje bashkë me parti opozitare të tjera
“Në një mënyrë apo tjetër, me një formacion të ri politik, apo aleancë të partive ekzistuese të harkut opozitar euroatlantik, ne do jemi alternativë konkurruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, kështu ka deklaruar kreu i PD-Euroatlantikë Lulzim Basha gjatë një konference për mediet.
Basha ka paraqitur gjithashtu disa nga kërkesat e demokratëve euroatlantikë. Ai kërkoi kontrolle të përvitshme të hollësishme të pasurive të deputetëve, kryebashkiakëve, anëtarëve të kabinetit, e disa nga institucionet kushtetuese e drejtorëve të përgjithshëm.
Po ashtu, Basha paraqiti edhe propozimin për heqjen e imunitetit të deputetëve, si edhe ndihmën ushtarake prej 50 milionë eurosh ndaj Kosovës.
“Të bëhet kontroll i hollësishëm i pasurisë së deputetëve, kryetari bashkisë anëtari qeverisë, dhe institucioneve kushtetuese në vend dhe drejtorët e përgjithshëm të republikës.
Ndonëse një pjesë e atyre që i thonë vetes opozitarë por që bashkuan votat me Ramën për të liruar të korruptuarit e Ramës nga burgu u kishin shkuar me vendet e SPAK, GJKKO, apo akuzat penale që po hetoheshin nga GJKKO, ky propozim mbahet i ndryrë në sirtarët e partisë së Sali Ramës, Edi Berishës dhe deputetëve të partisë mëmë.
Heqja e imunitetit tjetër propozim, që ndodhet prej kohësh ën Kuvend parashikon që deputetët t’i nënshtrohen ndjekjes penale si gjithë qytetarët, dhe jo të kenë kohë të arratisen si Ahmetaj, që SPAK të ketë autoritetin të veprojë menjëherë për të gjitha fazat e ndjekjes penale, pa pasur nevojë për lejen e deputetit apo deputetes që ndiqet penalisht.
Ndihmë financiare 50 mln euro për Kosovën, të bëhen parashikime financiare që kjo ndihmë ushtarake për Kosovën të jetë e përvitshme”, deklaroi Basha.