Basha: KiE votoi pro rezolutës time për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen në dispozicion të Ukrainës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se KiE ka votuar rezolutën e propozuar prej tij për konfiskimin e asevete ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Asambleja Parlamentare votoi unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës dhe rekomandimin që Këshilli i Eruopës të ngre të komision ndërkombëtar për pretendimet e Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresionin rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjitha aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, thotë Basha përmes një video të postuar në facebook.

Në fjalën e tij sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Basha tha se Rusia, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj. Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës”, ka theksuar Basha.

Sipas Bashës vendimi i KiE duhet të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm.

Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë:  Të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur  plotësisht dhe pa kushte agresionin rus”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.