Basha: Lidhja e politikës me krimin, plagë e madhe për sigurinë. Vettingu i poli…

Basha Lidhja e politikes me krimin plage e madhe per

Basha Lidhja e politikes me krimin plage e madhe per

Basha: Lidhja e politikës me krimin, plagë e madhe për sigurinë. Vettingu i politikanëve, në interes të qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat drejtuese në partisë në Dibër, ka vënë theksin te domosdoshmëria, sipas tij, për të pastruar politikën përmes vettingut të politikanëve.

Basha u ndal te përgjimet e publikuara të dosjes “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona, teksa tha se ato dëshmojnë se kontrata mes politikës dhe krimit “është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë”.

“Siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Ne, si Parti Demokratike, jemi përballur me të, e kemi denoncuar dhe sfiduar në shërbim të interesit publik, prandaj duhet të falënderojmë deputetët tanë për këtë qëndresë të drejtë. Për këtë arsye, ne jemi këmbëngulës në kauzën tonë për pastrimin e politikës, pasi ata që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit! Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese duke mundësuar: Listat e hapura; Vetting-un në politikë; Kufizimin e mandateve; Votën e Diasporës; Zgjedhjen e Presidentit nga populli. Të gjithë bashkë, përtej dallimeve politike, mundemi ta ndryshojmë filozofinë qeverisëse të dështuar të pushtetit aktual, që varfëron qytetarët dhe pasuron pushtetarët dhe klientelën e tyre”, shkruan Basha.

Sipas kreut të PD-së, me rëndësi për vendin është ndryshimi i sistemit politik, duke vënë theksin te kontrolli dhe balanca e pushteteve.

“Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik, që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut, sepse korrupsioni flagrant si ai i Inceneratorëve fantazmë, falimentimi i ndërrmarrjeve publike, depërtimi i krimit në strukturat shtetërore, tjetërsimi i pronave përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, vjedhja e fondeve europiane të programit IPARD; si edhe dhjetra padrejtësi të tjera të kësaj klike, kërkojnë një ndërhyrje energjike, e cila jo vetëm të ndëshkojë abuzuesit, apo të ketë rokadë karrigesh, por të mundësojë një ndryshim të vërtetë në funksionimin e shtetit dhe në ripërtëritjen e demokracisë”, thotë Basha.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.