Basha: Lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do t’i japë biznesit frymëmarrjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mbështetje për sipërmarrësit, duke theksuar se ata janë pjesë e programit të PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ndal në Laprakë në kuadër të turit që ka nisur në të gjithë vendin.

Në një takimi me banorët sipërmarrës të kësaj zone, Basha tha se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim.

Dëgjova me vëmendje sipërmarrësit e vegjël të Laprakës. Ata ka nevojë për një politikë që është në shërbim të tyre, kanë nevojë për një qeverisje që jua lehtëson punën, si me lehtësira në infrastrukturë ashtu edhe me politika fiskale. Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po punojme intensivisht për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit, për të krijuar alternativën e re ekonomike për Shqiperine. Ne jemi të bindur se lufta kunder monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do ti japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim”, shkruan Basha.

Sipas tij, Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë çdo ditë me qytetarët dhe sipërmarrësit, sa më pranë shqetësimeve dhe për t’ju ofruar atyre zgjidhjet qe presin nga ne, për të ndërtuar bashkë një të ardhme më të mire per gjithe shqiptaret.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.