Basha: Në 2 shtator mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, do sfidojmë qeverinë e korr…
Basha: Në 2 shtator mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, do sfidojmë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës
Kreu i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se më 2 shtator, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime mbi modernizimin e saj.
Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, Basha thekson se Partia Demokratike po përgatit “hapat e radhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës”
Basha thekson se Partia Demokratike do ta bëjë modernizimin “duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve”
Basha ka ripërsëritur disa prej pikave që pritet të propozojë Partia Demokratike të cilat do t’i ketë pjesë të programit të saj përmes të cilave sipas Bashës, mund të ndryshohet sistemi politik.
“Listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli.
Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë”, shkruan Basha.