Basha në Dibër, prezanton propozimet për Reformën Zgjedhore: Të vendosur për t’u bërë zëri i qytetarëve
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në Dibër këtë të diel (22 tetor) ku prezantoi propozimet për Reformën Zgjedhore. Basha shprehu vendosmërinë e partisë për të dalë nga kjo gjendje limotie, siç ai e konsideron dhe për të t’i ofruar shqiptarëve sipas tij një pushtet të drejtë, me zërin e vetë qytetarëve.
“Së bashku me drejtues të partisë po prezantojmë propozimet për Reformën Zgjedhore. Angazhimi politik e vetmja mënyrë për të ndikuar në marrjen e vendimeve. Apatia për angazhimin politik është e nxitur, sidomos kohët e fundit, pasi është në interes të qeverisë që të jetë të pa shqetësuar. Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit” u shpreh Basha.