Basha në festën e PD/Basha: Ky vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik tek qytetarët

luli

luli

3% e shqiptarëve kontrollojnë qarkullimin e parasë formale dhe informale dhe ky përqëndrim ekonomik është dhe politik i një qeverie që ka harruar detyrimet e veta kushtetuese, duke i mohuar popullit çdo liri. Kështu u shpreh nga Lezha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar në 33-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë qytet.Në fjalën e tij para të pranishmëve Basha tha se 2024 është një vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik qytetarëve dhe konkurencën në ekonomi demokracia rikthehet përmes fuqisë së votës, siç janë listat e hapura, vetingu në politikë dhe vota e disporës.
Teksa falenderoi të gjithë themeluesit dhe kontributorët në Partinë Demokratike ndër vite, drejtuesja e kësaj force politike në Lezhë Alfrida Marku, tha se çdo vendim politik i fortë ju shërben të gjithëve për një të ardhme më të sigurtë në këtë parti. 33-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë, bëri bashkë themelues, anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.