Basha në Koplik, viziton familjen e persekutuar nga regjimi komunist
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të turit të tij të takimeve vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste.
Basha shkruan në rrjetet sociale se është ndalur sot në një familje që ka vuajtur nga persekutimi i regjimit komunist dhe kontributorë të Partisë Demokratike, që në orët e para të krijimit të saj.
“Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaquar me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë” – shkruan Basha në rrjetet sociale.