Basha në Lezhë: Pastrim i politikës përmes vetingut

IMG 20230929 WA0008

IMG 20230929 WA0008

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi sot turin e takimeve me qytetarë e komunitete në vend.

Sot ai ishte në Lezhë për të zhvilluar takime derë më derë me qytetarët dhe përfaqësues të jetës publike. Vizitën në Lezhë, Basha e nisi me një kafe me banorët e Shënkollit. Basha publikoi momente nga ky takim në rrjetet sociale.

Basha, gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja.

Qytetarët i thanë kryetarit të PD se se presin një ndryshim rrënjësor në rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pikërisht për këtë, Basha i njohu ata me reformën e thellë që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimmarrës e t’u dëgjohet fjala e tyre.

“Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre”, u shpreh Basha.

“Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vetingut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika t’iu shërbejë familjeve shqiptare”, – shkruan Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.