Basha nga Dimali: Programi i PD-së së shpejti publik, mbështesim punën e SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Dimal këtë të diel (11 shkurt) ndërsa ka komentuar situatën brenda partisë.

Basha tha se se PD do të vijë shumë shpejt me një program për zgjedhjet i cili do të jetë publik dhe në fokus do të ketë qytetarin dhe jo propagandën.

Hartimi i programit të PD është finalizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me mbështetje dhe asistencë të ekspertizës më të mirë që na kanë ofruar aleatët tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do t’i nënshtrohet një debati të brendshëm të gjykimit tuaj, në mënyrë që së bashku me ekipin e ri të përbëjë thelbin e ofertës tonë politike ndaj qytetarëve të Dimalit dhe të gjithë Shqipërisë. Tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit”, vijoi Basha.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD është e vetmja parti që mbështet hapur punën e SPAK.

“Kjo është arsyeja pse PD e ka thelbësore në vizionin e vet mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi dhe ndaj SPAK. Padiskutim pritshmëritë ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politikisht dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, shtoi Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.