Basha: Opozita do ngrejë zërin që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do të ngrejë zërin që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
Këtë deklaratë Basha e ka bërë pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca teksa ka publikuar edhe një fotografi me kryeparlamentarin Konjufca.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka shkruar Basha në Facebook.
Avancimi i kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës varet edhe nga vijueshmëria e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e ndërmjetësuiar nga BE-ja.