1290ef39d0ca4b7da6bd040afe973d6e
Kryetari i PD Basha gjatë një vizite në Milotit, ku është takuar me banorët e zonës, ka theksuar mbështetjen dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se, “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve ”.
Ai shkruan se, “korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike.
Gjithashtu Kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur dhe për projektligjin për vetingun. Sipas Bashës, “dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas kësaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar”.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.