Categories: LajmePolitikë

Basha: Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, deklaroi të martën se penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, Evropa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur më 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i së cilës sfidon hapur, duke refuzuar  sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin.

“Skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshëm angazhim maksimal euroatlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit franko-gjerman dhe përmbylljen me një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke”, shkruan Basha.

Sipas kryetarit të PD-së, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Europë tani është koha që 4 vendet e mbetura të NATO-s t’i hapin rrugë anëtarësimit të Kosovës në Aleancë duke nisur me përfshirjen në Partneritetin për Paqe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

3 minutes ago

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

27 minutes ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

This website uses cookies.