Basha përjashtoi 11 deputetë nga grupi parlamentar, Bardhi: Jo legjitim
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha pëe përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar.
Bardhi e konsideron këtë vendim si jo legjitim, ndërsa sqaroi se ndryshimi i përbërjes mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar.
“Ndryshimi i përbërjes së Grupit Parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar. Merreni me të qeshur dhe boll harxhuar rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Ai nuk ka as legjitimitetin dhe as forcën për të përjashtuar dikë nga grupi parlamentar i PD-së”, tha Bardhi.
Lulzim Basha përjashtoi sot nga grupi parlamentar demokrat Greta Bardelin, Ina Zhupën, Isuf Çelën dhe Asllan Dogjanin, Edi Palokën, Kastriot Pirolin, Lindita Metaliajn, Ludovik Hasanajn, Bujar Leskajn, Sorina Koti dhe Tomor Alizotin.