Basha përjashton nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë

basha 28

basha 28

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë këtë të mërkurë një endim në lidhje me grupin parlamentar demokrat. Basha ka përjashtuar nga ky grup 11 deputetë të Ritemelimit, e mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi i Bashës është dorëzuar sot në Kuvend.

Sipas informacioneve bëhet me dije se nga grupi parlamentar demokrat janë përjashtuar Greta Bardeli, Ina Zhupa, Isuf Çela dhe Asllan Dogjani, Edi Paloka, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Bujar Leskaj, Sorina Koti dhe Tomor Alizoti.

Në grupin parlamentar të Partisë Demokratike kanë mbetur 24 deputetë, mbështetës të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.