Basha prezanton sot platformën për reformën zgjedhore

8ff345781ddd40f6b12a5b715f615fd1
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të paraqesë këtë të enjte platformën e kësaj force politike për reformën zgjedhore.
Me anë të një posteri të publikuar në rrjetin social Facebook, Basha bën me dije se takimi i sotëm do të mbahet në orën 17:00.
Një ditë më parë reforma zgjedhore ishte temë diskutimi në Konferencën e Kryetarëve.