Basha: Programi i demokratëve euroatlantikë, 25 mijë të rinjve me paga mesatare prej 2000 euro

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një tjetër pjesë të programit të forcës së tij politike që ka të bëjë me rininë.

Basha thotë se vendit i duhet një ndryshim rrënjësor, me investime madhore në fushën e arsimit dhe kualifikimit të të rinjve, duke i bërë gati për tregun e punës, me paga dinjitoze.

Në programin e Demokratëve Euroatlantikë parashikohet mirëpërgatitja e 25 mijë të rinjve dhe të rejave në kampin e teknologjisë së informacionit, me trajnues nga SHBA dhe BE, duke e bërë Shqipërinë pjesë e valës së ekonomisë së re që po përfshin vendet perëndimore, nga e cila të rinjtë mund të fitojnë paga mesatare prej 2 mijë euro në muaj, duke krijuar premisat për fuqizimin dhe zgjerimin e shtresës së mesme, e cila është dhe garancia për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

“Qeveria Rama e ka lënë në baltë rininë shqiptare. Me premtime të pambajtura, me dështimet e panumërta, me mungesën e mundësive, shkatërrimin e arsimit, ka prodhuar vetëm krah të lirë pune për tregjet e huaja, duke e lënë vendin pa rini dhe pa të ardhme. Vendi kërkon një ndryshim rrënjësor, prandaj programi reformues i demokratëve euroatlantikë parashikon investime madhore për një model të ri zhvillimor, duke u dhënë mjetet e duhura të rinjve për të hyrë ne tregun e punës, si profesionistë të mirëpaguar, baza e një shtresë të mesme që garanton demokracinë shqiptare” shkruan Basha.

Basha e cilëson si investimin më madhor ngritjen e 4 kampuseve të mëdha trajnimi, që do jenë baza për ndërtimin e një modeli të ri i përparimit përmes dijes.

“Investimi më madhor i planit tonë ekonomik janë 4 qendra të mëdha për trajnimin e 25 000 të rinjve dhe të rejave, në 4 vitet e ardhshme, nga trajnuesit më të mire europianë dhe amerikanë në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Me pagë mesatare prej 2 000 eurosh, me 25 000 të rinj dhe të reja, Shqipëria do të prekë ndryshim që po mbulon Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 25 000 familje do të kenë të punësuar me paga dinjitoze. Një model i ri, i përparimit përmes dijes, shkollimit dhe punës së ndershme profesionale, do t’i ofrohet gjithë rinisë shqiptare. Dhe një shtrese e re e mesme, profesionistësh të mirë paguar, do të jetë themeli dhe garancia për ekonominë e zhvilluar dhe demokracinë shqiptare” shkruan Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.