Basha: PS dhe “revolucionarët” marrëveshje kundra PD, sot nis merkato

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për media jashtë Kuvendi, pas përjashtimit nga seanca plenare, ka deklaruar se mazhoranca dhe Rithemelimi kishin marrëveshje kundra PD-së që të mos kundërpërgjigjeshin kundrejt gënjeshtrave në Parlament.

Basha paralajmëroi nisjen e një merkatoje, ndërsa theksoi se përfitimi i publikut nga marrëveshja PS-Rithemelim është thuajse zero.

Shpeshherë bëhet e pakuptueshme të flasë për reformën zgjedhore. Por në fakt aty nis dhe ai është shkaku i të gjitha të këqijave. Është deformimi i vullnetit të qytetarëve që sjell parlamente të deformuara.

Kishte marrëveshje mes palëve që PD të mos i jepej koha për t’iu kundërpërgjigjur gënjeshtrave.

Pati pretendim sikur ky ishte fundi i një merkato. Por në fakt sot nis merkato”, paralajmëroi Basha.

Ky i fundit sqaroi se PD kërkon një reformë zgjedhor për të gjithë qytetarët, ndërsa akuzoi mazhorancën se kërkon reformë zgjedhore për interesa partiake. Sipas kryedemokratit pakti i 2008-ës i hoqi të drejtën qytetarëve që të votonin kë të donin dhe jo kë u impononte kryetari i partisë.

Në vend të kalojnë ligje në vend të qytetarëve, e keqja duhet të nis të shpërbëhet dhe kurohet ku ka zanafillën. PD ka insistuar për një reformë zgjedhor për qytetarët dhe jo për interesa partiake. kemi propozuar për një paketë integrale, lista të hapura, domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008 që i hoqi të drejtën qytetarëve të votojnë kë duan dhe jo atë që u cakton kryetari i partisë; votimit dhe numërimi elektronik; Shqipëria 1 zonë zgjedhore që votat nga Vlora në Kukës të jenë të barabarta; vota e diasporës. fakti është që ky Pazar këtë ka synuar. Çfarë fitoi qytetari pas 6 muajsh revolucion në sallën e parlamentit? është dëmtuar palcërisht interesi i publikut shqiptar. Ky parlament kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën, por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjin për Komisionet Hetimore. Ndaj aty dy komisione që u ka dhënë do jenë në kushtet ke një ligji që ofron shumë më pak llogaridhënie. Përfitimi i publikut është thuajse zero. Për të kulmuar me buxhetin e shtetit, ligji për investimet strategjike, heqja në bllok i 30 mln euro nga fondi i kompensimit të pronarëve, dhe reforma zgjedhore”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.