Categories: LajmePolitikë

Basha: PS- ‘Rithemelimi’, aleancë kundër SPAK-ut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi të premten për një ‘koalicion’ midis PS-së dhe ‘Rithemelimit’, kundër SPAK.

Basha bëri të ditur se për këtë çështje ai do të informojë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, në prapaskenë shumica parlamentare dhe ‘Rithemelimi’ po përpiqen që të zhbëjnë strukturën institucionale të SPAK-ut, me qëllim për ta kontrolluar politikisht këtë institucion.

Deklarata e Bashës u bë gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës ai nënvizoi se qeveria po shfaq qëllimin që të demoralizojë, ngadalësojë dhe të intimidojë rezultatet e SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së.

“Autori i amnistisë së të korruptuarve që janë dënuar nga SPAK-u është Ulsi Manja, i cili shkon dhe u jep leksion prokurorëve të SPAK-ut se si duhet të luftojmë korrupsionin. Ndodhemi përpara një komploti për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK-ut, për të goditur punën e tyre dhe për të frenuar atë që shqiptarët presin, dhënien fund të pa ndëshkueshmërisë dhe luftë të vërtetë kundër korrupsionit.”, tha Basha.

Sipas tij, Amnistia Penale, pas një sërë aktesh të tjera, është akti më i rëndë i qeverisë dhe atentat kundër Reformës në Drejtësi.

“Partia Demokratike është distancuar nga ky vendim i turpshëm, e ka denoncuar atë, i ka paralajmëruar deputetët që të mos votojnë. Bënë bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion, ndërkohë që nga amnistia nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit”, tha Basha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

12 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

13 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

13 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

13 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

13 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

13 hours ago

This website uses cookies.