Basha : Reforma Zgjedhore, teatër me regji të Ramës!
Duke komnetuar zhvillimet e fundit lidhur me Reformën Zgjedhore Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore fiizikisht ka dështuar me skenar të kryeministrit Edi Rama. “Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komision. Komisioni u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për zhvillimin e punimeve. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit” tha zoti Basha.
Lidhur me çështjen e listave të hapura, Basha tha ” Kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Nëse ka kryetarë partish që nuk u pëlqen kjo, unë nuk jam njëri prej tyre! Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qaravitje dhe pelivanllëqe për të fshehur interesit personale!” tha kreu i PD .