Basha: Rezoluta e PS, Basha: PD e vetmja që ofron transparencë, gati për të punuar nëse bëhet vettingu i politikanëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur qëndrimin e Ambasadës amerikane në lidhje me rezolutën e PS për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Basha u shpreh se është gati të punojë me socialistët nëse realizohet vettingu i politikanëve.
“Pjesë e procesit në luftën kundër korrupsionit është PD. E përshëndes qëndrimin e ambasadës amerikane, sepse e vetmja parti që ofron transparencë është PD. E vetmja parti qëi bën propozimet publike, është PD, e vetmja që ka mbajtur qëndrime të qarta për të fuqizuar institucionet e drejtësisë, siç është amendamenti për të forcuar SPAK.
Nëse bëhet fjalë për propozimin tonë të 6 nëntorit ka hyrë në zhargonin politik si vettingu i politikanëve. Nëse ky propozim hyn në rrjedhën parlamentare do i japë mundësi deputetëve të tregojnë se ku qëndrojnë në zotim para luftës së korrupsionit.
Propozimi ynë për vetingun e politikanëve ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.