Categories: LajmePolitikë

Basha: Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe! Beteja jonë për të ardhmen e vendit

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha, gjatë një takimi me simpatizantët dhe mbështetësit e PD-së, të degës 12 në Tiranë, u shpreh se situata në të cilin ndodhet vendi, po largon të rinjtë nga vendi.

Sipas tij, Kjo qeveri dhe Kryeministri Edi Rama po i përzë  të rinjtë nga Shqipëria, sepse ka vetëm fjalë boshe  dhe nuk i ofron asnjë shpresë që ata të qëndrojnë këtu”.

“Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani”, tha Basha.

Sipas tij, nga tjetër e kufirit, fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me grosistët për të sjell mallrat ë skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëve. Dhe këtu shikon fermerin e rrënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i kthehen në bekim, i janë kthyer në borxh”, tha Basha.

Duke komentuar situatën e brendshme politike që po kalon opozita, Basha tha se ,”ne nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

4 hours ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

5 hours ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

5 hours ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

21 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

21 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

21 hours ago

This website uses cookies.