Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konsideroi Prokurorinë e Posaçme si e vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin.
Në një deklaratë në kuvendin zgjedhor të degës 5 të PD-së, Basha siguroi mbështetje të plotë për institucionet e reja të drejtësisë, teksa theksoi se ata kanë depozituar në Kuvend propozimin për heqjen e imunitetin parlamentar.
“Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën dhe kundër SPAK natën, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesat e qytetarëve. E vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin është SPAK. Por nuk mundet që politika të mbajë frymë e të presë çfarë do të dalë nga SPAK. Politika duhet të mbajë qëndrimet e veta dhe nuk mund të reduktohen në hartime të klasës së parë apo propozime të ashtuquajtura rezoluta që nuk janë gjë tjetër sesa klithma paraelektorale të konceptuara shumë keq. E vetmja gjë që u kemi borxh qytetarëve është të heqim muret mbrojtëse të ndërtuara nga politika për të korruptuarit në gjirin e saj, prandaj bashkë me propozimet tona në Kuvend për të forcuar SPAK, ndodhet edhe propozimi tjetër për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është një qëndrim pa ekuivok, ky është një qëndrim që ndan ditën nga nata, fjalët nga veprat”, u shpreh Basha.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.