Basha takime në Bruksel, paraqet nismën për vetingun në politikë

Basha ne Bruksel

Basha ne Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të martën takime në Komitetin Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha bëri të ditur se në biseda të veçanta, përfshirë edhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, ka prezantuar nismat e Partisë Demokratike për vetingun në politikë dhe ndryshimet e propozuara për Reformën Zgjedhore.

“Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për të aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnjë dhe po kërcënon Malin e Zi”, u shpreh Basha.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot.

“Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia”, shkruan Basha.

“Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të veçantë për shkak të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus”, informoi Basha.

Sipas tij, një nga çështjet e tjera me interes, nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.