Basha: Të rinjtë po largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i ofron siguri për të nesërmen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar studentët dhe pedagogët që nisën sot vitin e ri akademik .

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Basha, ka uruar një vit të mbarë, ndërsa ka renditur problematikat me të cilat studentët hasen.

Kreu i  PD-së , nuk e ka lënë jashtë vëmendjes  protestën e studentëve të mjekësisë, duke u shprehur se vendimi i tyre për bojkotin e mësimit është i drejtë.

“Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit”, tha kreu i PD-së.

Sipas tij, studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

 “Largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen”, tha Basha.

Partia e Lirisë, Ilir Meta Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit, por qeveria ka ndërmarrë hapa për tkurrjen  e auditorëve

Kreu i Partisë  së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar studentëve dhe pedagogëve sukses në nisjen e këtij viti të ri akademik.

Meta shkruan se universitetet e Shqipërisë duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithëanshëm.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Ndërsa thekson se “jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare”, duke shtuar se “ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët”.

Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë. Në një kohë kur vendet Europiane, e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët, përfundon mesazhin e tij kreu i PL-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.