Categories: LajmePolitikë

Basha vijon takimet në Parlamentin Europian: Duhet një hetim i shpejtë dhe i plotë i ngjarjeve në Banjskë

Kryetari I PD,  Lulzim Basha, ka vijuar sot me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ka qenë Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.

Kryetari I PD,  Lulzim Basha, ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ka qenë Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.

Basha shkruan se vlerëson qasjen që ka pasur Parlamenti Europian ndaj Kosovës dhe theksoi se sot është më e rëndësishme se kurrë që vendet anëtare të BE dhe NATO të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën, ta marrin një hap të tillë në interes të paqes në rajon dhe Europë.

“Në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian diskutuam për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE. Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Vlerësova përkushtimin e PE dhe qasjen e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të fundit. Është shumë i rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Bajnskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë.

Sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende se kanë njohur Kosovën ta ndërmarrin një hap të tillë si interes për paqen dhe rajonin në Europë. Në diskutime dhe debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e Rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve të sigurisë”- shkruan Basha.

Kryedemokrati në takimet e zhvilluara në ditët e mëparshme me zyrtarë evropianë, shprehet se i ka prezantuar ata me projektligjin e depozituar në Kuvend për vettingun në politikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.