“Bashkë në çdo festë” në pedonale/ Koncerti, pjesë e festimeve për miqësinë shqiptaro-amerikane
Pedonalja e qytetit përjetoi festën e muzikës që dhuroi koncerti i dy artistëve partnerë në jetë dhe skenë Lind Islami dhe Venera Lumani. Dy këngëtarët e njohur ndezën atmosferën me disa prej këngëve të repertorit të tyre por edhe të muzikës shqiptare dhe asaj botërore në koncertin që zgjati plot dy orë për publikun e pranishëm.
“Në Shkodër çdo gjë ishte bukur” – u shprehën pas koncertit dy këngëtarët e njohur.
Ky event muzikor, organizuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ambasada Amerikane në vendin tonë mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe partnerë të tjerë erdhi si pjesë e edicionit të dytë të festimeve për miqësinë shqiptaro-amerikane ndërsa muzika dhe aktivitete të tjera argëtuese do të vijojnë në pedonale edhe përgjatë fundjavës.