“Bashkë në Veprim”/Vijojnë aktivitetet në shkollën “3 dhjetori”
Në qendër të vëmendjes ishin vetë nxënësit e shkollës speciale 3 dhjetori ku një pjesë e tyre shprehin talentin prej modeli duke sfiluar përkrah drejtuesve të institucioneve të ndryshme në Shkodër.
Për drejtoren e arsimit në shkodër, bashkëpunime të tilla janë çelës i sukesit në integrimin e tyre. “Bashkë në veprim” u titullua edhe aktiviteti i cili bëri bashkë institucione, organizata dhe bashkëpuntorë. Teksa brenda institucionit fëmijët dhuruan spektakël, jashtë tij ishin të ekspozuara momente të ndryshme nga përditshmëria. Qëllimi ishte bashkëpunimi mes institucioneve, organizatave dhe bizneseve në mënyrë që integrimi i tyre të jetë më i lehtë.