Bashkëpunime, plane për dasmë dhe lot gëzimi, Era Rusi rrëfehet për “Mirëmëngjesi Shqipëri”: Ja pengu im

Këngëtarja Era Rusi në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer detaje nga karriera, planet për bashkëpunime, pishmanet që ka, dëshira për të prekur skenën e Eurovision, si dhe jeta e saj personale.

Këngëtarja Rusi ka deklaruar se e sheh veten në Eurovision, por nuk ka ardhur ende momenti i saj.

Jam gjithnjë pro festivaleve. Unë jam rritur me festivalet. Ajo fryma e festivaleve të rrit. Ka tjetër atmosferë, adrenalinë.

E shoh veten në Eurvision. Por nuk ka ardhur momenti. Çdo gjë është e shkruar.

E sigurt që këtë vit nuk jam në festival. Eurovision është shumë kompleks. Ka pasur momente kur kanë qenë skupe, si dhe momente kur kanë qenë shumë profesionale.

Ne nuk jemi në fazën për tu paraqitur me këto gjërat eksperimentale, sepse duam të tregojmë ende se sa talente kemi”, deklaroi Rusi.

Këngëtarja u shpreh se është në bisedime me disa artistë shqiptarë për këngë e bashkëpunime të reja.

Do doja të kisha një bashkëpunim por nuk ja arritëm dot.

Jam në Këngë Magjike dhe mendoj se mund të arrij të realizoj një videoklip të fundit, por nuk e di ende. Kemi shumë artistë të mirë, por jam me disa që jam në bisedime”, tha ajo, ndërsa rrëfeu dhe një prej pishmaneve që i ka mbetur: “Në ka një peng, është që nuk arrita dot të shoh një koncert të Tina Turner. Për pak nuk do arrija të shihja as Celine Dion”.

Këngëtarja Rusi ka rrëfyer më tej edhe një prej momenteve që i ka mbetur në memorie, ndërsa performonte në dasma.

Momente të bukura ka plot, po ka qenë një nuse që kërceu me babanë një këngë që unë e kisha menduar që unë tra kërceja në dasëm me babanë tim. Mos, thashë, ma mori. Vërtetë që çiftet impenjohen shumë për ditën e tyre.

Për mua tradicionalja është më e bukura, momenti kur babai përcjell vajzën në altar”, u shpreh Rusi.

Pyetur për planet e saj për martesë dhe nëse ka derdhur ndonjëherë lot gëzimi, Era Rusi u përgjigj duke thënë se  “Nuk e kam vendosur akoma, në verë jo njëherë sepse kam sezon dhe po të dua s’më vjen njeri. Kam gjetur paqen. Më jep qetësi.  Kam qarë nga gëzimi”, tha Rusi duke nënkuptuar se ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj dhe lotët i atribuohen pikërisht këtij momenti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.