Bashkëpunimi i shkollave profesionale me biznesin – Çelepija: Një pjesë e nxënësve të punësuar edhe gjatë viteve të shkollës

bashkepunimi shkolla profesionale

Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën e biznesit për të punësuar të rinj që marrin një zanat.

Drejtori  i Shkollës Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës, Elis Çelepija, tregon se 35 % e nxënësve , duke patur mundësinë të aftësohen e kanë të sigurt punësimin e tyre pas studimeve, por edhe gjatë viteve të shkollës.

Shumë të rinj kanë zgjedhur këtë shkollë për të ndihmuar prindërit në bizneset familjare, siç është edhe rasti i Samuelit, që ka zgjedhur degën teknologji ushqimore.

Pagat e kënaqshme dhe vëmendja që i është dhënë arsimit profesional duket se u kanë dhënë të rinjve një busull të mirë orientimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.