Categories: BotaLajme

Bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është opsion por urgjencë, thotë ministri kinez

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i drejtë mes palëve, duke theksuar se kjo “nuk është më vetëm opsion” për botën, njofton Radio Europa e Lirë.

Bashkëpunimi është “zgjidhja më e drejtë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kalojnë mirë”, tha Wang gjatë një fjalimi për shënimin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së.

“Mund të thuhet se bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është më opsion për të dyja vendet dhe madje as për botën, por një urgjencë e cila duhet të adresohet seriozisht”, tha Wang.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë për sigurinë kombëtare, konfliktet globale, kufizimet tregtare, ndryshimin klimatik dhe Tajvanin.

Mosmarrëveshjet diplomatike u përkeqësuan vitin e kaluar, pasi të dyja vendet e akuzuan njëra-tjetrën se lëshuan balona të lartësisë së madhe mbidetare mbi hapësirat ajrore të njëra-tjetrës.

Gjatë javës së kaluar, dy superfuqitë kryen stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, ku mosmarrëveshjet rreth territorit të kontestuar të rajonit po intensifikohen.

Wang tha se Kina shpreson se SHBA-ja do t’i zbusë qëndrimet dhe do t’i respektojë vendimet që i merr populli kinez dhe rrugën e zhvillimit të Kinës, përfshirë kur ajo i mbron sovranitetin kombëtar dhe integritetin e vet territorial.

“Ne jemi të gatshëm të përkushtohemi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe shëndosha Kinë-SHBA, mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, tha ai.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë thënë shpesh se janë të shqetësuar për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë.

Kryediplomti i Kinës udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara së fundmi, pasi të dyja vendet po kërkojnë t’i menaxhojnë dallimet për ta shmangur konfliktin.

( Sipas Radios Europa e Lirë )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Karnavalet e Shkodrës ulin siparin – Festimet e këtij viti zgjatën një javë në rrugët e kryeqendrës së veriut

Spektakli i orëve të fundit të Karnavaleve të Shkodrës nisi që të shtunën në darkë…

7 minutes ago

Ekspozita me piktura dhe skulptura – Kaltrina Hoti dhe Fatlon Ibishi prezantuan punimet artistike në Shkodër

Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit.  “Klithma në heshtje”…

13 minutes ago

Mbyllet java e 26-të e “Abissnet Superiore”

Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit…

21 minutes ago

Punimet në Rrugën e Komanit, Rama: Do i jap një hov të ri turizmit

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…

28 minutes ago

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin…

30 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 26 parti dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar

Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të…

31 minutes ago

This website uses cookies.