Bashkëpunimi me institucionet e pavarura, Balla evidenton problematikat

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi se ka nevojë për përmirësim të marrëdhënieve mes ministrive dhe institucioneve të pavarura, pasi kjo është një pikë e rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ajo që mund të evidentoj sot është se shkalla e zbatueshmërisë së rekomandimeve të institucioneve të pavarura nga institucionet publike ka ardhur duke u rritur. Mendoj që kemi ende shumë rrugë për të bërë,” deklaroi z. Balla.

Balla evidentoi problematikat që hasen në zbatimin e rekomandimeve nga institucionet e pavarura.

Institucionet publike, pra ministritë kryesisht, kanë një fushëveprimi të përcaktuar, ndërsa numri i rekomandimeve dhe natyra e tyre është e larmishme. Po ashtu është evidentuar se në shumë raste zbatimi i një rekomandimi të adresuar ndaj një institucioni mund të kërkojë edhe angazhim të disa strukturave të tjera në të njëjtën kohë,” u shpreh ministri Balla.

Në një tryezë të përbashkët, përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të pavarura kanë dhënë sugjerimet e tyre.

Specialistët vunë në dukje mospërputhje në këndvështrimet midis institucioneve.

Për të njëjtën çështje, institucione të ndryshme të pavarura kanë mbajtur qëndrime të ndryshme,” tha Enkela Dudushi, drejtore e Departamentit të Administratës Publike.

Niveli i pranueshmërisë së rekomandimeve për subjektet e audituara është në një nivel shumë të lartë, ndërkohë niveli i zbatueshmërisë së tyre shkon te 50 për qind,” deklaroi Brunilda Zeneli, shefja e Drejtorisë së Metodologjisë dhe Zhvillimit në KLSH.

Palët ranë dakord që bashkëbisedimi në lidhje me këtë problematik duhet të vijojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.