Categories: LajmeSportTelevizion

Bashkëpunimi me KOKSH, Lojërat Olimpike “Paris 2024” ekskluzivisht në RTSH

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi. Dokumenti u firmos nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Në një vizitë gati dyorëshe në zyrat e KOKSH-it, z. Peza është njohur me platformat virtuale të institucionit më të lartë të olimpizmit shqiptar, duke parë nga afër zyrat mediatike dhe projektet për zhvillimin e studiove të reja televizive.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së vizitoi edhe palestrat e mundjes dhe të peshëngritjes dhe përgëzoi Komitetin për gjithçka ka organizuar.

Por sa e rëndësishme është marrëveshja e re mes RTSH-së dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar?

“Për ne kjo do të ketë një vizibilitet shumë herë më të madhe seç kemi ne në rrjetet tona sociale. RTSH është gjigandi më i madh mediatik”, u shpreh z. Ylli.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të ofrojë gjithçka direkt nga sportistët shqiptarë dhe kosovarë nga Parisi, të cilat më pas do të transmetohen në RTSH.

Momenti i parë dhe më i rëndësishmi i këtij bashkëpunimi do të jenë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, për të cilat RTSH ka të drejtat ekskluzive dhe ne do të sjellim aty të gjithë frymën e lojrave më të vjetra të historisë së njerëzimit, në një mënyrë moderne, për ta përcjellë atë frymë tek e ardhmja, tek brezat”, u shpreh z. Peza.

Firmosja e marrëveshjes ndodh vetëm pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, një ekskluzivitet i RTSH, evenimenti më i rëndësishëm olimpik ku Shqipëria përfaqësohet nga një ekip me 8 sportistë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.