Bashkëpunimi në arsimin e lartë me Kosovën, Manastirliu: Projekte të përbashkëta në kërkimin shkencor
Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se kjo marrëveshje do të rrisë bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor dhe projektet e përbashkëta si dhe do të lehtësojë procedurat për dhënies së bursave për studentët nga Kosova që duan të studiojnë në Shqipëri.
Një tjetër risi që ofron kjo marrëveshje, Manastirliu tha se është edhe lehtësimi i njohjes dhe njehsimit të shpejtë të diplomave, gardave dhe titujve shkencorë mes dy vendeve.
“Miratuam ratifikimin për fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin në kërkim shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje përcakton një seri nismash e bashkëpunimesh mes ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbështesim bashkëpunimin mes komuniteteve akademike në arsimin e lartë dhe inkurajuar pjesëmarrjen me projekte të përbashkët të financuara nga BE dhe UNESCO.
Risia është edhe programi i lëvizshmërisë të studentëve ku do jepen bursa. Ku studentë të Kosovës do u jepen 30 bursa çdo vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri për programe të ndryshme.
Lehtësimi i njohjes dhe njehsimit të shpejtë të diplomave, gardave dhe titujve shkencorë ku kemi dakordësuar lehtësimin e procedurave që ekzistojnë sot. Janë marrëdhënie të shkëlqyera dhe thellojnë bashkëpunimin e marrëdhënieve në arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor mes dy vendeve”, tha Manastirliu.