Categories: LajmeRajoni

Bashkëpunimi në arsimin e lartë me Kosovën, Manastirliu: Projekte të përbashkëta në kërkimin shkencor

Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se kjo marrëveshje do të rrisë bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor dhe projektet e përbashkëta si dhe do të lehtësojë procedurat për dhënies së bursave për studentët nga Kosova që duan të studiojnë në Shqipëri.

Një tjetër risi që ofron kjo marrëveshje, Manastirliu tha se është edhe lehtësimi i njohjes dhe njehsimit të shpejtë të diplomave, gardave dhe titujve shkencorë mes dy vendeve.

“Miratuam ratifikimin për fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin në kërkim shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje përcakton një seri nismash e bashkëpunimesh mes ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbështesim bashkëpunimin mes komuniteteve akademike në arsimin e lartë dhe inkurajuar pjesëmarrjen me projekte të përbashkët të financuara nga BE dhe UNESCO.

Risia është edhe programi i lëvizshmërisë të studentëve ku do jepen bursa. Ku studentë të Kosovës do u jepen 30 bursa çdo vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri për programe të ndryshme.

Lehtësimi i njohjes dhe njehsimit të shpejtë të diplomave, gardave dhe titujve shkencorë ku kemi dakordësuar lehtësimin e  procedurave që ekzistojnë sot. Janë marrëdhënie të shkëlqyera dhe thellojnë bashkëpunimin e marrëdhënieve në arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor mes dy vendeve”, tha Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.