Forcimi i bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte në në qendër të diskutimeve midis ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe homologut të saj turk, Ysuf Tekin.
Nëpërmjet një postimi në platformat sociale, Manastirliu bëri të ditur se me ministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë Yusuf Tekin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
“Bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të kërkim-zhvillimit do të jetë në fokus të kësaj faze të re të bashkëpunimit, mes dy institucioneve”, bëri të ditur Manastirliu.
Sipas saj, në këtë takim, pati angazhim dhe nxitje edhe në programet e shkëmbimit, mes stafeve akademike dhe studentëve, në kuadër të programeve të përbashkëta mes institucioneve të arsimit të lartë.
Ministrja Manastriliu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, që ndodhen Ankara, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me qeverinë e Turqisë.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.