Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës/ Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare zhvilluan vizitë njëditore në Shkodër

arsim kultura
Përfaqësues të Institutit për Zhvillim në Francë ishin për një vizitë njëditore në disa prej institucioneve të arsimit dhe kulturës në Shkodër. Qëllimi i ardhjes së tyre ka të bëjë me sferën e bashkëpunimit që pritet të përfshijë këto institucione të Shkodrës me shtete si: Franca, Zvicra dhe Kosova. Tahir Shabani, Presidenti i Institutit për Zhvillim në Francë thekson se në fillimisht sfera e bashkëpunimit ndërinstitucional pritet të nisë nga gjimnazi “28 Nëntori” për vetë historinë që ka ai dhe rolin e rëndësishëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Shabani u shoqërua nga Zv/Presidenti i Organizatës së Paqes Botërore Rabit Sadiku, i cili ndër të tjera thekson se në Shkodër do të ketë vlerësime të vazhdueshme si ambasadorë të paqes për personalitete të spikatura në fusha të ndryshme.
Kjo vizitë e parë do të shoqërohet dhe me të tjera në vazhdimësi me qëllim konkretizimin e bashkëpunimit.