Bashkëpunimi Shqipëri-Bullgari/ Lotova: Do të mblidhet komiteti për bashkëpunimin ekonomik
Pas 110 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë janë dy rrugë për të rritur bashkëpunimin sidomos atë ekonomik mes nesh. Kështu u shpreh Zv.presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova.
Për Lotovën, një anë e cila rrit bashkëpunimin është shfrytëzimi sa më i mirë i fondeve të BE, siç është edhe rasti i Korridorin të 8 dhe nga ana tjetër janë marrëveshjet dy palëshe.
“Shumë shpejt shpresoj se do të mbidhet komiteti për bashkëpunimin ekonomik mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Si prioritet mes dy vendeve tonë shoh edhe Korridorin e 8 që pasi të ketë përfunduar do të ketë një rëndësi të madhe pasi do të shkurtojë shumë rrugë çka sjell edhe më shumë bashkëpunim”, tha Lotova.
Sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE, zv.Presidentja bullgare theksoi se tashmë, Shqipëria është në fazën e saj me të rëndësishme.
“Ju keni hapur kapitujt më të rëndësishëm siç janë sistemi gjyqsor, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe të drejtat e njeriut dhe është vetëm në dorën tuaj, dhe është në dorën tuaj që sa shpejt do të ecni në plotësimin e këtyre kapitujve, që ju afrojnë më shumë me BE-në”, tha Zv.presidentja e Bullgarisë.
Bullgaria theksoi Lotova “vijon të jetë lobistja më e mirë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.