Categories: LajmePolitikë

Bashkëpunimi Shqipëri-Bullgari/ Lotova: Do të mblidhet komiteti për bashkëpunimin ekonomik

Pas 110 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë janë dy rrugë për të rritur bashkëpunimin sidomos atë ekonomik mes nesh. Kështu u shpreh Zv.presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova.

Për Lotovën, një anë e cila rrit bashkëpunimin është shfrytëzimi sa më i mirë i fondeve të BE,  siç është edhe rasti i Korridorin të 8 dhe nga ana tjetër janë marrëveshjet dy palëshe.

“Shumë shpejt shpresoj se do të mbidhet komiteti për bashkëpunimin ekonomik mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Si prioritet mes dy vendeve tonë shoh edhe Korridorin e 8 që pasi të ketë përfunduar do të ketë një rëndësi të madhe pasi do të shkurtojë shumë rrugë çka sjell edhe më shumë bashkëpunim”, tha Lotova.

Sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE, zv.Presidentja bullgare theksoi se tashmë, Shqipëria është në fazën e saj me të rëndësishme.

Ju keni hapur kapitujt më të rëndësishëm siç janë sistemi gjyqsor, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe të drejtat e njeriut dhe është vetëm në dorën tuaj,  dhe është në dorën tuaj që sa shpejt do të ecni në plotësimin e këtyre kapitujve, që ju afrojnë më shumë me BE-në”, tha Zv.presidentja e Bullgarisë.

Bullgaria theksoi Lotova “vijon të jetë lobistja më e mirë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.