Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE, vizitë monitoruese në Shqipëri

asambleja kiE
Asim Mollazada (Azerbajxhan, KE/DA) dhe Ionut Stroe (Rumani, EPP/CD), bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, do të bëjë një vizitë faktmbledhëse në vend nga data 25 deri më 28 shtator 2023.
Diskutimet do të fokusohen kryesisht në zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, demokracinë lokale dhe decentralizimin, situatën e minoriteteve dhe lirinë e medias.
Në Tiranë, Mollazada dhe Stroe do të takohen me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime me komisione të ndryshme parlamentare, delegacionin shqiptar në APKE, drejtues dhe përfaqësues të grupeve politike parlamentare, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen e Diskriminimit, si dhe përfaqësues të autoriteteve gjyqësore, komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe mediet.
Bashkëraportuesit do të zhvillojnë gjithashtu takime me përfaqësues të autoriteteve vendore dhe institucioneve të qeverisjes vendore, si dhe me OJQ-të lokale dhe organizatat e pakicave në Fier dhe Himarë.
Në Fier ata do të takojnë përfaqësues të një shoqatë të serbëve dhe komunitetin rom.