Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll nën hetim, dyshohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe korrupsion

Ndaj bashkëshortes së kryeministrit spanjoll Pedro Sancez është hapur një hetim paraprak pasi ajo dyshohet për ushtrim ndikimi dhe korrupsion. Në një deklaratë të shkurtër, gjykata e Madridit që ka urdhëruar nisjen e hetimit bëri të ditur se hetimi ndaj Begona Gomez kishte filluar në datën 16 prill por ndërkohë ai ishte subjekt i një urdhri për mospublikim e detajeve të tij.
Disa orë para kësaj deklarate El Confidencial publikoi një lajm ky shkruhej se hetuesit kishin përqendruar punën e tyre tek lidhjet e Gomez me disa kompani private të cilat kishin përfituar fonde dhe kontrata publike nga qeveria. Në qendër të hetimit janë lidhjet e pretenduara të Gomez me grupin turistik spanjoll globalia që zotëron Air Europa.
Ushtrimi I ndikimit të gruas së kryeministres raportohet të ketë filluar kur kjo kompani ajrore ishte në bisedime me qeverinë për sigurimin e një fondi për nxjerrjen e saj nga kriza për shkak të humbjeve gjatë pandemisë së covid-19.
Në atë kohë, Gomez drejtonte një fondacion që kishte lidhje me një shkollë biznesi, një pozicion të cilin e mbajti deri në 2022-itn. Raportohet se fondacioni që drejtonte Gomez në 2020-ën pati nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me Globalia-n dhe se bashkëshortja e kryeministrit ishte takuar privatisht me drejtorin ekzekutiv të kompanisë në zyrat e kësaj të fundit.
Në atë kohë Globalia po negocionte për kredinë për nxjerrjen nga kriza. Në nëntor të 2020-ës, qeveria e Sanchez i mundësoi Air Europas, nën pronësi të Globalias, një paketë shpëtimi me vlerën e 475 milionë eurove.