Bashkëveprimi Bashki- Shoqëri civile- Qytetar ende në nivele të ulta
Gjatë një conference kombëtare me përfaqësues të pushtetit vendor, Organizata për Paqe dhe Vullnetarizëm e cila ka monitoruar rreth 20 bashki gjatë tre viteve të fundit, ka kërkuar më shumë transparencë dhe të drejta për informimin e publikut.
Pas monitorimit 3 vjeçar të transparencës dhe të drejtës së informimit në një pjesë të madhe të bashkive të vendit, kjo organizatë ka listuar një sër rekomandimesh.
Sipas kordinatorit të PVN, Harold Koxha, bashkëveprimi Bashki- Shoqëri civile- Qytetar lë për të dëshiruar.
Veç të tjerash edhe gjuha e përdorur në informacionet e publikuara nga pushteti vendor është shumë e vështirë për tu kuptuar nga publiku.
Nga monitorimi tre vjeçar rezultoi se bashkit me transparencën më të lartë janë Shkodra, Lezha dhe Tirana.