Bashkia e Lezhës fal tarifën e shërbimeve për debitorët e taksave vendore

Bashkia e Lezhës fal tarifën

Këshilli Bashkiak i Lezhës me shumicë votash ka marrë vendim të krijojë lehtësira fiskale duke falur tarifën e shërbimeve për të gjithë ata debitorë që deri në fund të vitit do të shlyejnë taksat vendore të prapambetura.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, thotë se borxhet kryesisht të biznesit ndaj kësaj njësie vendore janë të mëdha dhe nëse nuk do të ketë reflektim do të kërkohet dhe ndihma e krimit ekonomik dhe e strukturave të tjera tatimore për të vjelë detyrimet.

“Ka ardhur koha që edhe ne si Këshill të mendojmë si do ta marrim borxhin që na kanë. Ne i kemi bërë lehtësirat që në tetor, ‘prit se po kujtohen’. Nuk e di. Ndoshta do duhet t’i kërkojmë ndihmë Krimit Ekonomik ose strukturave të kontrollit tatimor që e kanë për detyrë nëse i kërkon njësia vendore. Duhet të gjejmë një mekanizëm se si do ta bëjmë,” tha kryetari Ndreu.

Këto lehtësira fiskale, të cilat janë aplikuar edhe gjatë viteve të shkuara, vijnë si një mënyrë për të vjelë taksat dhe tarifat vendore.

Strukturat e bashkisë pritet të dalin në terren për të informuar debitorët në mënyrë që ata të përfitojnë dhe të veprojnë deri në fund të vitit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.