Bashkia e Nju Jorkut padit rrjetet sociale për dëmtim të dyshuar të shëndetit mendor të fëmijëve
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams deklaroi se administrata e tij ka ngritur një padi kundër kompanive mëmë të TikTok, Instagram, Facebook, Snapchat dhe YouTube, me pretendimin se shërbimet e tyre po dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve në qytetin më të madh amerikan.
”Qyteti i Nju Jorkut së bashku me paditësit, përfshirë sistemin arsimor dhe organizatat shëndetësore ngritën padi në degën e qarkut të Los Anxhelesit të Gjykatës së Lartë të Kalifornisë për shkak të lidhjeve të kompanive me zonën”, shkruajnë avokatët në dosje.
Padia pretendon se Meta, Snap, ByteDance dhe Google (kompania mëmë e të cilëve është Alphabet) me vetëdije “dizajnuan, zhvilluan, prodhonin, operuan, promovuan, shpërndanë dhe tregtuan platformat e tyre për të tërhequr të rinjtë me mbikëqyrje minimale prindërore”.
Paditësit pretendojnë se kompanitë e teknologjisë kanë shkelur disa ligje të qytetit në lidhje me shqetësimin publik dhe neglizhencën e rëndë përmes projektimit dhe marketingut të produkteve të tyre.
Ata pretendojnë se shkollat e Nju Jorkut dhe shërbimet e ndryshme shëndetësore dhe sociale janë ndikuar rëndë nga fëmijët që kanë vuajtur pasoja negative të shëndetit mendor që rrjedhin nga përdorimi i tyre i aplikacioneve të njohura të medieve sociale.
Një zëdhënës i TikTok tha në një deklaratë se kompania ka “mbrojtje kryesore në industri” për adoleshentët, duke përfshirë kontrollet prindërore dhe veçoritë për kufizimet e moshës.
Një përfaqësues i Google tha se akuzat “thjesht nuk janë të vërteta”.
Meta tha se “ka kaluar një dekadë duke punuar për këto çështje” dhe dëshiron që “adoleshentët të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën në internet, dhe ne kemi mbi 30 mjete dhe veçori për t’i mbështetur ata dhe prindërit e tyre”.
Një zëdhënës i Snap tha se “Snapchat ishte krijuar qëllimisht për të qenë ndryshe nga mediat sociale tradicionale”, duke u fokusuar në lehtësimin e bisedave me miqtë e ngushtë.
Kompanitë e mediave sociale janë vënë nën kritika nga ligjvënësit të cilët po nxisin projektligje të shumta si Akti i Sigurisë së Fëmijëve në internet, ose KOSA, si pjesë e një apeli më të gjerë për rregullim.
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, CEO i TikTok, Shou Zi Chew dhe CEO i Snap, Evan Spiegel morën pjesë në një seancë gjyqësore të Senatit në fund të janarit dhe u përballën me pyetje të vështira nga një grup ligjvënësish dypartiakë në lidhje me neglizhencën e tyre të supozuar në mbrojtjen e fëmijëve.