Bashkia e Shkodrës më transparentja / Qendra “Faktoje”: Niveli i performancës dhe i transparencës ndaj qytetarit 100%

Për të katërtin vit Qendra Mediatike “Faktoje” implementoi projektin “40 premtime, 10 bashki” ku ka prezantuar raportin mbi premtimet e bëra edhe nga Bashkia Shkodër në vitet e fundit. Raporti u prezantua në Shkodër në praninë e gazetarëve , shoqërisë civile, dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Nga monitorimi që ka bërë qendra “Faktoje” për vitin 2023 ka vënë në dukje se bashkia me transparencën dhe përformancën më të lartë dhe është ajo e Shkodrës.

Në këtë raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse. Premtimet u monitoruan në bazë të një metodologjie që përfshin analizën buxhetore, monitorimin e prokurimit publik si dhe vëzhgimet në terren.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.