Bashkia nuk paguan kontributet nga 2005 / BSPSH: 3.3 mln lekë debi për 30 punonjës të ish- Parkut të Autobusave
Bashkia e Shkodrës nuk ka paguar një pjesë të sigurimeve shoqërore për 30 punonjës të ish-parkut të udhëtarëve. Ky problem ka që në vitin 2005 në kohën kur u bë kalimi i tij nga Ministria e Transporteve në varësi të Bashkisë. Për këtë problem ka reaguar kreu i BSPSH Shkodër, Albert Tuka, sipas të cilit janë 3.3 milion lekë të reja, sigurime shoqërore që Bashkia nuk i ka derdhur pranë Degës së Sigurimeve Shoqërore.
Kryesindikalisti Albert Tuka thotë se kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci , është angazhuar për të paguar diferencën e mbetur të kontributeve për punonjësit e ish-parkut të udhëtarëve.