Lajme

Bashkia pastron, banorët ndotin – Rishfaqen mbetjet e ngurta në lagjen “Ajasëm”

Disa muaj më pare, Bashkia Shkodër realizoi pastrimin e territorit në lagjen “Ajasëm” , që ishte i ndotur nga mbetje të ngurta dhe nga mbeturina të ndryshme.

 Siç shikohet në pamje, Bashkia ka vendosur një rrjetë metalike për të bllokuar hyrjen dhe për të mos lejuar mjetet që  të shkarkojnë mbetjet në këtë zonë. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka penguar aspak banorët, të cilët vijojnë të ndotin në masë zonën në fjalë.

 Mbetjet janë një problematikë konstante për Shkodrën, kryesisht inerte, të cilat prej vitesh kanë kthyer zona të caktuara në vend-depozitime të paligjshme duke sjellë një imazh të shëmtuar për mjedisin dhe dëm për komunitetin.

Pa marrë parasysh apelet dhe aksionet e vazhdueshme të Bashkisë, çdo ditë në këtë rrugë hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh të ndryshme.

Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin ambjentin duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin.

Në të njëjtën kohë, nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje.

Këto pamje janë vërtet skandaloze, pasi mbetjet “lulëzojnë” çdo ditë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.