Bashkia Shkodër forcon bashkëpunimin me policinë/ I jep në përdorim kamerat e rrugëve
Bashkia Shkodër i jep në përdorim Policisë Shkodër të gjitha kamerat e e vendosura në rrugët e qytetit.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga vetë kryebashkiaku, Benet Beci
“Kam firmosur me Drejtorin e Policisë së Qarkut të Shkodrës, Drejtues i Parë, Edmond Sulaj, marrëveshjen e përbashkët mes bashkisë Shkodër dhe Policisë së Shtetit e cila konsiston në forcimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në territorin e bashkisë sonë”,- shkruan Beci.