Bashkia Shkodër mbështet të rinjtë në biznes – Shumë të rinj shkodranë kanë aplikuar në skemën e grantit për të rinjtë

r beka

Në sallën e Qendrës Rinore “Atelie”, të rinjtë shkodranë kanë prezantuar idetë e tyre të biznesit,  pasi i janë përgjigjur skemës së grantit për të rinjtë, e aplikuar për herë të parë nga Bashkia Shkodër.

Nënkryetari i Bashkisë, Rudin Beka, tha se kjo ishte një iniciativë e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për t’u dhënë mundësi të rinjve të krijojnë iniciativa në biznes.

Ai u shpreh i befasuar nga numri i lartë i aplikimeve, por edhe nga idetë gjithëpërfshirëse dhe innovative.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se ky institucion do të funksionojë si fasilitator dhe mbështetës për të rinjtë, me qëllim që ata të krijojnë një jetë të kënaqshme në qytetin e tyre.

Të rinjtë aplikues kanë prezantuar projekt-propozimet e tyre para një ekipi vlerësues, teksa do të mbështeten idetë inovative, por të cilat janë të aplikueshme në territorin e Bashkisë Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.