Bashkia Shkodër, monitor për ndeshjen Shqipëri-Çeki/ Kryebashkiaku Beci, ndjek kombëtaren më bashkëqytetarët shkodranë
Emocionet e ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë në sfidën kundër kombëtares së Çekisë për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, nuk kanë qenë vetëm në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, aty ku tifozëria e ka ndjekur live ndeshjen, por edhe në gjithë shqiptarinë, brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e këtyre emocioneve ka qënë padyshim edhe Shkodra, ku krahas mjediseve të tjera private, Bashkia Shkodër kishte vendosur një monitor gjigand në sheshin përpara institucionit duke ftuar tifozët ta shijonin ndeshjen së bashku. Pjesë e kësaj mbrëmje emocionuese e cila dhuroi katër gola, tre të vlerësuar dhe një i anuluar nga sistemi VAR, ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili preferoi ta ndiqte këtë ndeshje së bashku me bashkëqytetarët e tij shkodranë, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Bashkisë, Rudi Beka, më herët një ish futbollist i Vllaznisë, si dhe miq të tij nga fusha të ndryshme.Organizime të tillë nuk janë të parat për Bashkinë Shkodër, sepse edhe më heret, i është dhënë mundësi komunitetit sportdashës shkodranë të përcjellin live edhe ndeshje të tjera të rëndësishme të kombëtares së Shqipërisë, por edhe ndeshje të ekipive të Vllaznisë.